Kina mbetet destinacioni kryesor i kapitalit të huaj për 25 vjet

2017-10-13 09:45:19 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze theksuan se vendi po tërheq më shumë investime të huaja në krahasim me vendet e tjera në zhvillim pasi ka lehtësuar qasjen ndaj kapitalit të huaj.

Është raportuar gjithashtu se një numër gjithnjë e më i madh i ndërmarrjeve kineze po investon jashtë, pasi Kina ka thelluar reformat dhe ka nxitur tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik jashtë vendit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se përdorimi aktual investimeve të huaja direkte të Kinës arriti në mbi 489 miliardë dollarë amerikanë në periudhën 2013-2016. Kjo shënon një rritje vjetore 3 për qind.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, tha se hyrja e kapitalit të huaj ka pasur rritje të qëndrueshme në Kinë.

"Ndërkohë që investimet direkte në rang botëror ranë me 2 për qind, përdorimi i tanishëm i Kinës për investimet e huaja arriti në mbi 864 miliardë juanë, një rritje vjetore prej 3 për qind. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, numri i subjekteve të huaja arriti në mbi 100 mijë. Kina tërhoqi mbi 521 miliardë dollarë amerikanë të kapitalit të huaj në të njëjtën periudhë duke renditur në vendin e parë në mesin e vendeve në zhvillim për 25 vjet."

Zëdhënësi shtoi se investimet e huaja në Kinë janë përmirësuar si në sasi ashtu edhe në cilësi, me rritjen e kapitalit të huaj në industrinë e teknologjisë së lartë.

Të dhënat tregojnë se sektori i teknologjisë së lartë tërhoqi 2 për qind të investimeve të përgjithshme të huaja në vitin 2016, ndërkohë numri i qendrave për kërkim-zhvillim i kompanive shumëkombëshe arriti në mbi 2400.

"Në vitin 2016, investimet e aseteve fikse të kompanive të huaja u rritën me një normë më të lartë se 7.5 për qind të mesatares kombëtare, ndërsa njësitë e huaja gjithashtu zunë rreth 44 për qind të eksporteve dhe kontribuan në 18 për qind të të ardhurave nga taksat. Subjektet e huaja, më pak se 3 për qind e kompanive të përgjithshme të Kinës, siguruan pothuajse gjysmën e të ardhurave të tregtisë dhe një të pestën e të ardhurave fiskale."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore