OKB-Francë, keqardhje për vendimin e ShBA-së për t'u larguar nga UNESCO-ja

2017-10-13 16:56:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kombet e Bashkuara dhe Franca kanë shprehur keqardhje të thellë mbi vendimin e ShBA-së për t'u tërhequr nga UNESCO-ja, organizata kulturore e OKB-së me qendër në Paris.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten UNESCO-n se do të tërhiqen zyrtarisht nga kjo organizatë më 31 dhjetor 2018, duke u bërë një shtet vëzhgues joanëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, nëpërmjet zëdhënësit të tij, shprehu keqardhje të thellë mbi vendimin, "duke marrë parasysh rolin e madh të ShBA-së në UNESCO që nga themelimi i saj".

Ndërkohë, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajçak, shprehu shqetësimin e tij se kjo lëvizje e ShBA-së "mund të ketë ndikime negative mbi punën e rëndësishme të UNESCO-s."

Franca gjithashtu shprehu keqardhje për vendimin e ShBA-së për t'u tërhequr nga UNESCO-ja, "në një kohë kur mbështetja ndërkombëtare për këtë organizatë është vendimtare."

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Francës Agnes Romatet-Espagne tha se "e ardhmja e UNESCO-s është me një rëndësi të veçantë për Francën", duke përsëritur angazhimin e Parisit ndaj "veprimeve të rëndësishme" të kësaj organizate që kontribuojnë për arritjen e qëllimit të OKB-së për paqen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore