Katari refuzon bisedimet për të drejtat e organizimit të Kupës së Botës

2017-10-12 10:30:36 CRI Komenti juaj Printoni

Për vendet që ndërmjetësuan marrëdhëniet diplomatike që i kërkojnë Katarit të heqë dorë nga të drejtat e organizimit të Kupës së Botës, shefi i zyrës së informacionit të qeverisë së Katarit Sheikh Saif Bin Ahmed Al Thani deklaroi të mërkurën se nuk lejohet të bisedohet e drejta e organizimit të Katarit mbi Kupën e Botës në vitin 2022.

Sipas njoftimeve, një zyrtar i lartë i policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një lajm në llogarinë e tij në twitter se nëse Katari do të heqë dorë nga të drejtat e organizimit të Kupës së Botës në 2022, kriza e ndërmjetësimit ka mundësi të zgjidhet. Më vonë ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, shprehu përkrahjen e tij po në twitter.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë në qershor marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.

Sipas tyre, Katari mbështet grupet terroriste. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore