124 milionë fëmijë në botë të prekur nga obeziteti

2017-10-12 14:12:16 CRI Komenti juaj Printoni

Obeziteti mes fëmijëve dhe adoleshentëve është rritur me 10 herë në 4 dekada, gjë që do të thotë se 124 milionë djem e vajza në glob janë më të shëndoshë se ç'duhet.

Sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, obeziteti në fëmijëri vijon të rritet në komunitetet më të varfra në Britani, ku një në çdo 10 të rinj është obez.

Për këtë flet hulumtuesi, Harry Rutter.

"Programi Kombëtar për Fëmijët mat ndryshimet mes fëmijëve që jetojnë në zonat më të varfra dhe atyre në zonat më të pasura. Nëse do ta ndanim popullsinë shkalla e obezitetit tek fëmijët që jetojnë në zonat më të varfra është dyfishuar në krahasim me ato në zonat e tjera."

Profesor Majid Ezzati nga Imperial College London thotë se një prej faktorëve kyç për këtë është mënyra e ushqyerjes me ushqime të lira dhe të pashëndetshme në vendet e varfra.

"Kemi parë që në disa vende me popullsi të lartë si Kinë, Meksikë, Brazil dhe Egjipt është rritur trendi i obezitetit, pra në vendet me popullsi të lartë kemi më shumë fëmijë obezë. Ajo që e shkakton këtë është ushqyerja e pashëndetshme, veçanërisht ushqimet e gatshme me shumë kalori."

OBSH-ja u bëri thirrje qeverive në mbarë botën të kufizojnë dhënien e ushqimeve të shpejta për fëmijët e tyre.

11 tetori ishte Dita Botërore e Obezitetit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore