Palestina: Zgjerimi i vendbanimeve pengon procesin e paqes

2017-10-12 14:00:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Palestinës Riyad Al Malki theksoi të mërkurën se qeveria izraelite ka një plan që të ndërtojë në Bregun Perëndimor mijëra vendbanime të reja hebreje dhe kjo bie në kundërshtim me projektin "dy vende".

Malki nënvizoi se vendi i tij shpreson që SHBA-ja do të reagojë për të penguar një plan të tillë. Ai shtoi se nëse Palestina do të marrë vetë masa kundër ndërtimit të vendbanimeve hebreje atëherë situata do të shkallëzohet pandërprerë.

Qeveria izraelite ka në plan të miratojë ndërtimin e 3829 vendbanimeve të reja hebreje në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Çështja e ndërtimi të vazhdueshëm të vendbanimeve hebreje është bërë gjithnjë pengesë për bisedimet e paqes midis Palestinës dhe Izraelit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore