MPJ-ja: I kuptojmë përpjekjet e Spanjës për unitetin kombëtar

2017-10-12 20:34:13 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me shpalljen e së drejtës së pavarësisë së Katalonjës pas referendumit, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh se Kina i kupton dhe i mbështet përpjekjet e qeverisë spanjolle për ruajtjen e integritetit e tërësisë territoriale të vendit, si edhe të unitetit kombëtar.

Duke iu përgjigjur në një konferencë për shtyp pyetjes lidhur me të drejtën e Katalonjës për të shpallur pavarësinë pas referendumit, Hua Chunying u shpreh që Kina i ngushton vëmendje nga afër gjendjes në këtë provincë të Spanjës. Pekini i kupton dhe i mbështet përpjekjet e qeverisë spanjolle për integritetin dhe tërësinë territoriale të vendit, dhe për unitetin kombëtar, u shpreh Hua. Ajo shtoi se qeveria kineze beson që Spanja ka aftësi të mbrojë rendin shoqëror dhe interesat e qytetarëve në bazë të ligjit.

"Kina dhe Spanja janë vende mike. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë parimin e respektimit të ndërsjellë të tërësisë territoriale dhe të mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, dhe do të zhvillojmë me Spanjën bashkëpunim miqësor në fusha të ndryshme," theksoi Hua Chunying.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore