Kina i kërkon BE-së të respektojë rregullat e OBT-së

2017-10-12 19:23:36 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullat e reja antidumping të Bashkimit Evropian që lejojnë trajtim të veçantë për importet nën "shtrembërime të konsiderueshme të tregut" nuk janë në përputhje me detyrimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), u shpreh të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.

Koncepti i "shtrembërimeve të konsiderueshme të tregut" nuk është përcaktuar në rregullat antidumping të OBT-së, theksoi zëdhënësi i kësaj ministrie Gao Feng në një konferencë shtypi.

Ky veprim është i pabazë dhe do të dëmtojë efektivitetin e sistemit ligjor antidumping të OBT-së, pasi krijon pasiguri në zbatimin e rregullave, tha Gao.

Këtë muaj, ekipi negociator i Parlamentit Evropian dhe ministrat e BE-së arritën një marrëveshje jozyrtare në Strasburg mbi metodat e reja të hetimit antidumping, ku "metodologjisë së vendit të ngjashëm" iu shtua edhe koncepti i "shtrembërimeve të konsiderueshme të tregut", gjatë përllogaritjes së marzheve të dumpingut.

Marrëveshja jozyrtare do të votohet në komisionin e tregtisë ndërkombëtare më 12 tetor dhe në Parlamentin Europian në seancën plenare të nëntorit në Strasburg.

(Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore