Kina: Shkaku i tensioneve në Gadishullin Korean është mungesa e besimit

2017-10-12 18:35:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh të enjten në Pekin se gjendja në Gadishullin Korean ndodhet në një rreth vicioz dhe shkaku kryesor për këtë është që Koreja e Veriut dhe ShBA-ja mbajnë qëndrim armiqësor ndaj njëra-tjetrës dhe u mungon besimi i ndërsjellë.

Sipas njoftimeve, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong-ho u shpreh se Pheniani nuk do të bjerë kurrë dakord për çfarëdo dialogu për armët bërthamore dhe i kërkon ShBA-së të ndalojë politikat armiqësore kundër Koresë së Veriut. Kjo, sipas tij, është një parakusht për dialog. Ai tha gjithashtu se projekti i paraqitur nga Kina dhe Rusia për zgjidhjen e problemit bërthamor nuk është i pranueshëm.

Lidhur me këtë, znj. Hua Chunying u shpreh:

"Gjendja në Gadishullin Korean ka ngecur në një rreth vicioz, për shkak të armiqësisë dhe mungesës së besimit dhe të ndjenjës së sigurisë mes Koresë së Veriut dhe ShBA-së. Rruga efikase për zgjidhjen e këtij problemi është që të zgjidhen shqetësimet e arsyeshme të palëve nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. Propozimi i Kinës dhe i Rusisë, i bazuar në konceptet e 'dy binarëve paralelë' dhe 'dy pezullimeve', duhet shqyrtuar plotësisht, pasi ai balancon propozimet e arsyeshme të palëve dhe është në të mirë të daljes nga vështirësitë e tanishme dhe të gjetjes së një mënyre për rifillimin e bisedimeve. Prandaj, palët përkatëse duhet ta marrin parasysh atë në mënyrë serioze dhe të reagojnë pozitivisht."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore