Kina, investime të mëdha në strategjinë "Made in China 2025"

2017-10-12 17:33:01 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze do të rritin mbështetjen financiare për projektet e mëdha të strategjisë "Made in China 2025", që ka për qëllim ngritjen e nivelit të sektorit prodhues të vendit.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, përparësi kryesore në financim do të kenë sektorët që rrisin inovacionin prodhues, duke përfshirë Internetin e Gjërave, pajisjet inteligjente dhe pajisjet elektronike të konsumit të nivelit të lartë.

Vlera e përgjithshme e financimit parashikohet t'i kalojë 10 miliardë juanët (1.5 miliardë dollarët amerikanë).

Përveç financimit në nivel qendror, edhe autoritetet e pushtetit vendor do të rrisin përkrahjen financiare për projektet "Made in China 2025" me mbi 10 miliardë juanë, që pritet të investohen në mbarë vendin nga 2016 deri në vitin 2020.

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit do të bashkëpunojë edhe me Bankën e Zhvillimit të Kinës për të ofruar shërbime financiare, duke përfshirë huatë e bonot, për të mbështetur projektet e mëdha, me rreth 300 miliardë juanë financime në periudhën 2016-2020.

Strategjia "Made in China 2025", e shpallur nga Këshilli i Shtetit në vitin 2015 për të orientuar prodhimin e përparuar industrial të vendit, ka pasur arritje për sa u përket kapaciteteve industriale, prodhimit inteligjent, risive, si dhe cilësive të produktit dhe markës. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore