Kinë: Hapet ekspozita e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

2017-10-12 17:13:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në provincën Guangdong të Kinës Jugore është hapur një ekspozitë që synon për të rritur komunikimin mes bizneseve të vogla dhe të mesme nga pjesë të ndryshme të botës.

Pothuajse tre mijë kompani nga Kina, Malajzia, Gjermania, ShBA-ja, Australia, Brazili etj. janë pjesëmarrëse në këtë ekspozitë.

He Zuoxian është zv.drejtor i Zyrës së Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla të provincës Guangdong, që ka organizuar ekspozitën:

"Kjo veprimtari zhvillohet çdo vit. Një nga tiparet kryesore të ekspozitës së këtij viti është se është e lidhur më ngushtë me politikat e Kinës ndaj kompanive të vogla e të mesme. Çdo vit shpresojmë të kemi risi. Qëllimi ynë është të sjellim përfitime konkrete për kompanitë e vogla e të mesme që marrin pjesë në ekspozitë."

Kompanitë e vogla e të mesme në sektorin privat krijojnë 80 për qind të vendeve të punës në Kinë.

Organi më i lartë ligjvënës në Kinë miratoi një projektligj muajin e kaluar, për të rishikuar një ligj që synon të nxisë zhvillimin e kompanive të vogla e të mesme.

Ligji i ri synon të lehtësojë aplikimin për financim nga këto kompani. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore