Gjykata irakiane lëshon urdhër arresti për organizatorët e referendumit

2017-10-12 15:00:37 CRI Komenti juaj Printoni

Gjykata irakiane lëshoi të mërkurën një urdhër arresti për organizatorët e referendumit në rajonin e Kurdistanit.

Qeveria irakiane e ka dënuar me vendosmëri këtë referendum, duke theksuar se ai bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi ritheksoi kundërshtimin për këtë referendum, duke deklaruar se çdo dialog krijohet në bazë të bashkimit kombëtar dhe të respektimit të kushtetutës.

Qeveria e Irakut njoftoi të hënën masa të reja ndëshkuese kundër rajonit gjysmë-autonom të Kurdistanit pas referendumit të diskutueshëm për pavarësi.

Një deklaratë e zyrës së kryeministrit Hader al-Abadi tha se një komitet qeveritar për sigurinë kombëtare, miratoi masa me qëllim vendosjen e kufizimeve në rajonin kurd.

Një nga masat e komitetit kërkon vendosjen nën kontrollin e qeverisë federale të kompanisë së telefonisë së lëvizshme të Kurdistanit dhe transferimin e selisë së saj në Bagdad.

Bagdadi gjithashtu i bëri thirrje Iranit dhe Turqisë për të ndaluar të gjitha operacionet tregtare në pikat kufitare, veçanërisht eksportin e naftës me Kurdistanin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore