Qeveria rajonale e Katalonjës hap rrugën për dialog me Madridin

2017-10-11 10:55:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i qeverisë rajonale të Katalonjës, Carles Puigdemont, ka propozuar pezullimin e shpalljes së pavarësisë për disa javë, duke i hapur rrugë procesit të dialogut me Madridin.

Puigdemont e bëri deklaratën në parlamentin katalanas të martën ku ai doli për të vlerësuar gjendjen politike të Katalonjës pas referendumit të paligjshëm për pavarësi që u mbajt më 1 tetor.

"Katalonja ka fituar të drejtën për t'u bërë një shtet i pavarur", tha ai, duke i bërë thirrje qeverisë spanjolle të pranojë ndërmjetësimin.

Puigdemont theksoi gjatë fjalimit të tij se çështja katalanase është një çështje europiane, ndërsa theksoi nevojën për të ulur tensionin dhe tha se e vetmja rrugë ishte paqja dhe demokracia.

Qeveria spanjolle tha të hënën se do të "marrë masa" në qoftë se Katalonja do të shpallte në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Referendumi për pavarësi u shpall si i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore