Ambasadorja e Kinës Jiang Yu takohet me ministrin Blendi Klosi

2017-10-11 10:49:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua me ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi. Ata diskutuan çështjet e zhvillimit dhe të bashkëpunimit turistik si dhe të shkëmbimeve mbi mbrojtjen e mjedisit.

Ambasadorja Jiang u shpreh se turizmi duhet të bëhet një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh për shkak të potencialit të madh.

"Kina është vendi me numrin më të madh të turistëve që shkojnë jashtë vendit, ndërsa Shqipëria ka burime të pasura turistike dhe plot pasuri të trashëgimisë kulturore botërore," tha amabasadorja.

Jiang shpreson se qeveria shqiptare do të marrë masa për të lehtësuar regjimin e vizave mes dy vendeve dhe do të përmirësojnë aftësinë e mirëpritjes së turistëve kinezë. Ambasadorja shpresoi gjithashtu për forcimin e shkëmbimeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Ministri Klosi tha autoritetet shqiptare i kushtojnë rëndësi zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.

"Shqipëria dhe Kina duhet të vazhdojnë traditën e mirë të bashkëpunimit miqësor dypalësh dhe të thellojnë bashkëpunimin. Pala shqiptare ka interes të tërheqë grupe të mëdha turistike nga Kina dhe dëshiron të forcojë lidhjet midis qeverive, sidomos me zhvillimin e projekteve të turizmit dhe vendosjen linjave charter për turistët," tha Klosi.

Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ministri theksoi se të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet. Ai shpreson se bashkëpunimi në këtë fushë t'i japë energji të re zhvillimit dypalësh tregtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore