FMN rrit parashikimin e rritjes së ekonomisë globale

2017-10-11 10:28:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën Raportin e Parashikimit të Ekonomisë Globale, ku rrit parashikimin e rritjes së ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm me 0.1 pikë në krahasim me parashikimin e korrikut, duke e ngritur përkatësisht në 3.6% dhe 3.7%. FMN-ja gjithashtu rriti parashikimin e rritjes së ekonomive të mëdha, duke përfshirë Kinën.

Në raport, parashikohet se rritja e 75% të ekonomisë do të shpejtohet, duke shënuar rritjen më të madhe gjatë 10 viteve të fundit.

Gjithashtu në raport përmendet rreziku afatshkurtër i ekonomisë globale i cili paraqitet i balancuar. Konsumatorët dhe ndërmarrjet kanë besim të lartë dhe kushtet financiare mund të mbështetin rimëkëmbjen ekonomike globale.

Por FMN-ja thekson se gjatë periudhës afatshkurtër dhe afatmesëm, ekonomia globale do të përballet sfidën e rënies.

Disa ekonomi të mëdha, si ShBA-ja dhe BE-ja, e kanë shtrënguar politikën monetare; ndërsa ekonomitë e reja përballen ende me rrezikun e trazirave të tregut financiar.

FMN-ja thekson rritjen e politikave proteksioniste. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore