Kryeministri: Turqia nuk i merr leje ShBA-së për arrestimin e kriminelëve

2017-10-11 10:23:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri turk Binali Yildirim tha të martën se Turqia nuk ka nevojë për lejen e ShBA-së për të arrestuar kriminelët e dyshuar.

Deklarata e tij vjen në valën e tensioneve midis Turqisë dhe ShBA-në për shkak të arrestimit të një punonjësi të konsullatës amerikane në Stamboll.

Të dielën, ambasada e ShBA-së në Ankara njoftoi pezullimin e shërbimit të vizave jo emigruese, pas arrestimit të Metin Topuz, një punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll.

Ai dyshohet se kishte lidhje me klerikun mysliman Fethullah Gulen, i cili akuzohet nga qeveria turke si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Të hënën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi vendimin e ShBA dhe e quajti atë "tronditës", ndërsa tha se përgjigjja e Turqisë është "e bazuar në rregullat e reciprocitetit". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore