Madridi kërkon konfirmim nga qeveria e Katalonjës nëse ka shpallur pavarësinë

2017-10-11 20:01:48 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria spanjolle i kërkoi të mërkurën qeverisë rajonale të Katalonjës, Generalitat, të konfirmojë zyrtarisht nëse ka shpallur të martën pavarësinë e këtij rajoni.

Në një konferencë shtypi pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u shpreh se "në mbledhjen e kabinetit u ra dakord t'i kërkohet zyrtarisht Generalitatit të qartësojë nëse kanë shpallur pavarësinë e Katalonjës".

Rajoy sqaroi se, në varësi të përgjigjes, qeveria spanjolle do të marrë vendime në ditët që vijnë.

Rajoy do të flasë për çështjen e Katalonjës në parlamentin spanjoll të mërkurën. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore