Qeveria irakiane njofton masa të reja kundër rajonit të Kurdistanit

2017-10-10 10:29:23 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Irakut njoftoi të hënën masa të reja ndëshkuese kundër rajonit gjysmë-autonom të Kurdistanit pas referendumit të diskutueshëm për pavarësi.

Një deklaratë e zyrës së kryeministrit Hader al-Abadi tha se një komitet qeveritar për sigurinë kombëtare, miratoi masa me qëllim vendosjen e kufizimeve në rajonin kurd.

Një nga masat e komitetit kërkon vendosjen nën kontrollin e qeverisë federale të kompanisë së telefonisë së lëvizshme të Kurdistanit dhe transferimin e selisë së saj në Bagdad.

Bagdadi gjithashtu i bëri thirrje Iranit dhe Turqisë për të ndaluar të gjitha operacionet tregtare në pikat kufitare, veçanërisht eksportin e naftës me Kurdistanin. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore