Ushtria turke zhvillon misione patrullimi në Siri

2017-10-10 10:08:17 CRI Komenti juaj Printoni

 

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke deklaroi se forca tokësore ka hyrë të dielën në provincën Idleb të Sirisë për të zhvilluar misione patrullimi.

Sipas deklaratës, misioni është zbatuar nga Turqia si një vend garantues i zonës së armëpushimit në Siri.

Në bisedimet e fundit për çështjen siriane Astana që u zhvillua më 14 dhe 15 shtator, Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord për krijimin e katër zonave jo-luftuese, që përfshin midis tyre dhe provincën Idleb.

Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi më 16 shtator se marrëveshja nuk e legalizon praninë e ushtrisë turke në territorin sirian. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore