"Albanian Daily News", numër të posaçëm për Ditën Kombëtare të Kinës

2017-10-10 19:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ambasada e Kinës në Shqipëri dhe gazeta shqiptare në gjuhën angleze "Albanian Daily News" kanë botuar një numër të posaçëm me 16 faqe të kësaj gazete. Në këtë botim të posaçëm përfshihen 13 artikuj dhe reportazhe me fotografi, të cilat kanë paraqitur në mënyrë të gjithanshme arritjet e Kinës në ndërtimin e "Një brez, një rrugë", infrastrukturë, eliminimin e varfërisë, mbrojtjen e mjedisit, arsim, shkencë e teknologji dhe kulturë, duke i ndihmuar më shumë lexuesit shqiptarë dhe të huajt që ndodhen në Shqipëri të njohin më thellë Kinën e sotme.

Artikujt janë përkatësisht: "Shoqëria e 'mirëqenies së gjithanshme' e Kinës, një frymëzim për mbarë botën", "Forca e re në bazë të ndryshimit të peizazhit ekonomik të Kinës", "Aeroplani i madh kinez nisin fluturimin drejt qiejve globalë", "Prirja për mospërdorimin e parave në dorë hedh rrënjë në Kinë", "Një vështrim i Kinës nga 'Sytë e Qiellit'", "Rasti i artë i 'Një brez, një rrugë' për rritjen globale", "Parqet kombëtare nxitin zhvillimin e gjelbër të Kinës", "Kina do t'i nxjerrë të gjithë nga varfëria në tre vjetët e ardhshëm", "Kina do të ndërtojë hekurudhën më të vështirë në botë", "Hopi kuantik i Kinës", "Gurët kilometrikë të arritjeve të Kinës në shkencë e teknologji", "Hekurudhat kineze në trasetë e së ardhmes" dhe "Lulëzimi i tregut të arsimimit të fëmijëve në Kinë". (Jiang Lei)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore