Britania, Kina: Bashkëpunim për novacionin brenda nismës 'Brezi dhe Rruga'

2017-10-06 11:15:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 机会--[ jī huì]---Rast

Britania dhe Kina kanë mundësi të bashkëpunojnë në shumë fusha novacioni duke shfrytëzuar mundësitë që paraqiten në vendet dhe rajonet e përfshira në nismën 'Brezi dhe Rruga', i tha agjencisë Xinhua Sir Timothy O'Shea, rektor i Universitetit të Edinburg-ut.

Ai mori pjesë në Konferencën e Qendrueshmëria e Rrugës së Mëndafshit, që u mbajt në Edinburg.

Organizuar nga Instituti Konfuci i Universitetit të Edinburg-ut, konferenca dyditore ka hedhur dritë mbi nismën e propozuar nga Kina dhe mundësitë që ajo ofron për Skocinë.

Nisma, e paraqitur në vitin 2013, ka për qëllim ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës së Detare të Mëndafshit të shekullit 21, duke nxitur tregtinë, integrimin financiar, ndërlidhjen e infrastrukturës e shkëmbimet midis popujve të Azisë, Europës dhe Afrikës.

Zoti O'Shea tha se Skocia dallohet për teknologjitë novatore dhe zgjidhjet me karbon të ulët, duke u bërë një vend ideal për të zhvilluar strategji të qëndrueshme, ndërsa shtoi se në vendet dhe rajonet përgjatë Rrugës së Mëndafshit do të ketë më shumë shanse.

Britania shquhet për aftësitë inxhinierike dhe ka përparuar në shkencat e mjedisit, ndaj ajo është e interesuar për zhvillimin e llojeve të ndryshme të energjive të rinovueshme.

Britania dhe Kina mund të punojnë me shumë efikasitet në inxhinieri, përpunimin e të dhënave shkencore dhe në inxhinierinë mjedisore, theksoi O'Shea.

Ai beson se nisma e propozuar nga Kina ofron një potencial të madh në infrastrukturë, veçanërisht në infrastrukturën që mbron mjedisin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore