Presidenti Meta pret delegacionin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit

2017-09-30 09:34:16 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti Ilir Meta, priti të premten në një takim të veçantë delegacionin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit (BFSU), të kryesuar nga Rektori, Prof. Long Peng.

(Meta takohet me rektorin e universitetit, Long Peng )

Zoti Meta përshëndeti vizitën e akademikëve kinezë në Shqipëri dhe shprehu besimin se kjo vizitë do të nxisë e rrisë më tej kontaktet e drejtpërdrejta mes të rinjve të të dy vendeve dhe do të ndihmojë në ruajtjen e forcimin e miqësisë mes dy popujve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e dhënë nga katedra e albanologjisë e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit në mësimdhënien e gjuhës shqipe në Kinë, por edhe për mbështetjen e projekteve madhore për kulturën shqiptare, përmes botimit të një fjalori të përbashkët dygjuhësh, si dhe të botimit të një numri të konsiderueshëm veprash letrare shqiptare në kinezisht.

Presidenti Meta e falenderoi Rektorin Peng për bursat e studimeve universitare në nivelet master dhe doktoraturë për të rinjtë dhe studiuesit nga Shqipëria. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore