Konfederata e Sindikatave e Shqipërisë kërkon rritjen e pagës me 30%

2017-09-26 14:19:13 CRI Komenti juaj Printoni

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë protesoi të hënën ndaj qeverisë kërkoi për rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017-s dhe miratimin e statusit të profesionave të vështira.

Kërkesa kryesore e Konfederatës së Sindikatave është rritja e pagës minimale në në nivelin 28 mijë lekë të reja, një rritje 30%.

Paga e tanishme minimale në Shqipëri është 22,000 lekë.

Kryetari i Konfederatës Kol Nikollaj në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëvë shqiptarë të mos nëpërkëmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nikolla evidentoi faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore