Gjermani, CDU-ja e Merkelit fiton zgjedhjet legjislative

2017-09-25 10:12:57 CRI Komenti juaj Printoni

Konservatorët gjermanë të partisë së kancelares Angela Merkel fituan zgjedhjet legjislative me 32,5-33,5 për qind të votave, sipas vlerësimeve të mediave publike televizive. Në këto , zgjedhje shënoi një përparim historik e djathta nacionaliste dhe populiste.

Socialdemokratët u renditën të dytët me 20-21 për qind të votave, para partisë së ekstremit të djathtë, Aleanca për Gjermaninë që fitoi 13-13,5 për qind dhe të majtës radikale të Die Linke që siguroi 9 për qind.

Formacionet e tjera politike që do të hyjnë në Bundestag janë Liberalët dhe të Gjelbërit. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore