Një gjeneral rus vritet nga ISIS në Siri

2017-09-25 10:01:12 CRI Komenti juaj Printoni

Një gjeneral-lejtnant rus u vra nga gjuajtjet me bomba nga Shteti Islamik pranë qytetit Deir al-Zour në Sirinë Verilindore, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes tha se "gjenerali rus Valery Asapov u vra nga goditja e papritur e IS-it."

Gjenerali Asapov ishte një nga drejtuesit e misionit këshillëdhënës ushtarak rus për çlirimin e qytetit Deir al-Zour.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes thekson se i ndjeri do të përcillet me nderime shtetërore.

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes tha se ushtria qeveritare siriane po vazhdon betejën për të shkatërruar bastionin e grupit terrorist, pas thyerjes së bllokadës trevjeçare ndaj qytetit, muajin e kaluar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore