Manovra ushtarake Kinë-Rusi futet në ditën e dytë

2017-09-25 10:00:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Rusi kanë vijuar manovrat ushtarake "Bashkimi Detar 2017". Stërvitja në ditën e dytë u mbajt në Gjirin "Pjetri i Madh", ku dy ushtritë morën pjesë në veprimet e përbashkëta detare dhe stërvitjet kundër nëndetëseve, kundër ajrore dhe kundër anijeve. Stërvitje të zhvilluara ishin komplekse dhe me shumë sfida, veçanërisht pasi është hera e parë që stërvitjet anti-nëndetëse zhvillohen me numër të lartë ushtarësh dhe pajisje të shumta.

Pas përfundimit të manovrave të ditës së dytë, komandati i flotës së Shijiazhuang-ut, Li Zhiguo, tha se kjo stëvitje ka arritur qëllimet e planifikuara dhe ka shtuar aftësitë e trupave ushtarake të Kinës për njohjen me zonën e panjohur detare si dhe aftësinë e kundërpërgjigjes dhe atë luftarake. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore