Britani, opozita: Periudha kalimtare pas Brexit duhet të zgjasë aq sa është e nevojshme

2017-09-25 09:59:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Britanisë për Brexit David Davis thotë se rregullat dhe rregulloret e vendit do të ndryshojnë nga ato të vendosura nga Bashkimi Europian pas Brexit, sepse qeveria britanike do t'i bëjë gjërat në mënyrën e vet.

Por si anëtare e BE-së, Britania duhet të përmbushë rregullat dhe rregulloret e bllokut për të pasur qasje të plotë në tregun e përbashkët dhe tregtinë e lirë.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste të Britanisë, Jeremy Corbyn, tha të dielën se një periudhë kalimtare e projektuar për të zbutur daljen e vendit nga BE-ja duhet të zgjasë për aq kohë sa është e nevojshme.

"Unë mendoj se është e pamundur që dikush të vendosë një periudhë absolute, nuk jam mjaft i sigurt se si u llogarit kjo periudhë dyvjeçare. Por, besoj duhet të ketë tranzicion, e kemi bërë të qartë këtë ".

Javën e kaluar kryeministrja Theresa May njoftoi planet për përcaktimin e një periudhe kalimtare dyvjeçare pas Brexit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore