Merkel merr mandatin e katërt

2017-09-25 09:52:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur për të marrë drejtimin e vendit për herë të katërt. Konservatorët e kancelares kanë siguruar një mandat të katërt radhazi në pushtet në zgjedhjet që sollën një parti të së djathtës ekstreme për të parën herë në parlament në më shumë se gjysmë shekulli.

Sipas rezultateve të votimit të publikuar në mediet gjermane, Blloku konservator i Merkelit, Kristian-Demokratët dhe aleatët e tyre bavarezë, Unioni Kristian-Socian siguruan 32.9% të votave duke zënë vendin e parë.

Ndërkohë, lideri i socialdemokratëve, kandidat për postin e kancelarit, Martin Schulz, tha në Berlin se kjo ishte një ditë e hidhur për partinë e tij. Rezultati prej 20 për qindësh, është më i ulëti që pas luftës dhe do t'i çojë socialdemokratët në opozitë.

Ndërsa të dy gjigandët e politikës gjermane, CDU/CSU dhe SPD, duket se kanë humbur vota krahasuar me vitin 2013, të gjelbrit, e majta, liberalët dhe nacionalistët, kanë fituar dukshëm mbështetje.

Merkel, udhëheqësja më jetëgjatë në detyrë në Europë, duhet tani të formojë një qeveri koalicioni, një proces ky i vështirë, që mund të kërkojë muaj të tërë kohë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore