Kryeministri irakian rithekson kundërshtimin e referendumit për pavarësi

2017-09-25 09:50:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri irakian Haider al-Abadi ritheksoi kundështimin e tij për referendumin për pavarësi në rajonet e Kurdistanit, për të cilin është planifikuar të votohet të hënën.

"Të marrësh një vendim të njëanshëm duke prekur unitetin e Irakut dhe sigurinë e tij si dhe sigurinë e rajonit me një referendum është kundër Kushtetutës dhe paqes civile", deklaroi ai në një fjalim për Kombin, transmetuar në televizion.

"Ne do të marrim masat e nevojshme për të garantuar unitetin e vendit", shtoi kryeministri pa dhënë shumë detaje.

Duke premtuar se nuk do të braktiste qytetarët kurdë, Abadi nënvizoi se qeveria e tij kishte hedhur poshtë "Shtetin konfesional" duke iu referuar përpjekjebe të grupit xhihadist të Shtetit Islamik për të vendosur një kalifat në Irak.

Fjalimi i Abadi-t erdhi në përgjigje të udhëheqësit të kurdëve irakianë, Masoud Barzani, i cili u shpreh se do të prekë limitet duke sfiduar kundërshtitë globale, për t'i çuar kurdët drejt një referendumi historik, që do t'i japë fund rolit të qeverisë rajonale në një Irak të copëtuar e sektar, si dhe do t'i hapë rrugën pavarësisë.

Qeveria irakiane së bashku me komunitetin ndërkombëtar i ka kundërshtuar këto plane nën shqetësimin se kjo lëvizje do të cënojë sigurinë e Irakut dhe të vendeve fqinje.

Kurdët janë të shpërndarë në Turqi, Siri, Irak dhe Iran. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore