Kina dhe Greqia nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit teatror

2017-09-25 09:48:13 CRI Komenti juaj Printoni

Teatri Kombëtar i Kinës dhe Teatri Kombëtar i Greqisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Pekin për të nxitur shkëmbimet kulturore midis dy kombeve.

Sipas marrëveshjes, të dy teatrot do të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë dhe të thellë për shfaqjet teatrore dhe kultivimin e talenteve në të ardhmen.

Jing Xiaoyong është sekretari i partisë i Teatrit Kombëtar të Kinës.

"Marrëveshja përfshin edukimin universal teatral, teknologjinë e skenës, menaxhimin e trupave teatrore dhe aspekte të tjera. Ne shpresojmë që të bashkëpunojmë më mirë dhe afatgjatë në të ardhmen, në mënyrë që të mësojmë nga përparësitë e Greqisë dhe në të njëjtën kohë përhapim kulturën e bukur të Kinës."

Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit, Lydia Koniordou, tha se marrëveshja do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimeve kulturore të të dy vendeve.

"Të dy vendet kanë kultura të mëdha antike që kanë formuar qytetërimin perëndimor dhe lindor siç i njohim sot. Prandaj, është shumë e rëndësishme të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar dhe për të shkëmbyer thesaret tona".

2017 është shpallur si Viti i Shkëmbimeve Kulturore dhe Bashkëpunimit në Industritë Krijuese midis Kinës dhe Greqisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore