74 vende e organizata kanë nënshkruar marrëveshjen për "Një brez, një rrugë"

2017-09-25 20:31:17 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh të hënën në Pekin se deri tani 74 vende e organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar me Kinën marrëveshjen e bashkëpunimit për "Një brez, një rrugë". Sipas tij, kjo nismë ka gjetur reagim pozitiv dhe përkrahje të gjerë në arenën ndërkombëtare.

Lu Kang vuri në dukje se në procesin e vënies në jetë të nismës "Një brez, një rrugë", Kina ngul këmbë në parimin: "konsultime të përbashkëta, zbatim i përbashkët dhe gëzim i përbashkët", duke nxitur së bashku me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" krijimin e një sistemi të barabartë, të arsyeshëm e transparent të investimeve ndërkombëtare.

"Jemi të bindur se bashkëpunimi për 'Një brez, një rrugë' do t'i japë gjallëri të re rritjes së ekonomisë rajonale e botërore dhe do të jetë në favor të zhvillimit të përbashkët të vendeve të ndryshme," tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore