Ministri: Sektori i minierave i Kinës po rimëkëmbet falë reformës

2017-09-25 20:13:56 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri kinez i Tokës dhe i Burimeve Jiang Daming u shpreh të hënën se industria minerare e Kinës ka rifilluar rritjen, falë reformës që synon zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj industrie.

Jiang i bëri këto komente në fjalën që mbajti në Kongresin Minerar të Kinës dhe "Expo 2017" në Tianjin.

"Gjatë vitit të kaluar, rritja e prodhimit të mineraleve kryesore është rimëkëmbur dhe tregtia jonë e jashtme në sektorin energjetik dhe atë minerar ka vazhduar të rritet. Zgjerimi i vazhdueshëm i investimeve jashtë vendit jo vetëm që ka rritur ndjeshëm rritjen ekonomike të vendit, por edhe ka nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe sektorin e minierave," u shpreh ministri Jiang Daming.

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar fitimet e industrisë minerare kineze kanë pasur një rritje më shumë se 12-fish krahasuar me 2015-n.

Vlera e përgjithshme e kapitalizimit të tregut të kompanive minerare kineze të regjistruara në bursat në mbarë botën, është rritur gjithashtu për pesë tremujorë radhazi që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.

Ministria e Tokës dhe e Burimeve e Kinës ka shfuqizuar ose ua ka kaluar autoriteteve të niveleve më të ulëta 56 për qind të pikave të miratimit administrativ.

Po ashtu ka nisur zbatimi i programeve pilot, për t'i mundësuar tregut të luajë një rol më të madh në shitjen e së drejtës minerare. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore