Ambasadori: ShBA-ja mirëpret vizitorët rusë

2017-09-24 10:47:57 xinhua Komenti juaj Printoni

ShBA-ja nuk do t'i anulojë programet e vizave për shtetasit rusë, por përkundrazi, dëshiron që sa më shumë prej tyre të vijnë për turizëm, theksoi të shtunën ambasadori amerikan në Moskë John Tefft.

"Po përpiqemi shumë për të nxitur vizitat në ShBA. Po japim viza për imigrantët dhe joimigrantët dhe po shtojmë kapacitetet tona të punës për ta bërë një gjë të tillë çdo ditë", tha Tefft në një videointervistë të postuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në "Twitter". Deklarata u bë në përgjigje të shqetësimeve se ambasada amerikane pengon vajtjen e rusëve në ShBA në një kohë të tensionimit të marrëdhëdhënieve midis dy vendeve.

Në gusht, misioni diplomatik amerikan në Rusi ndërpreu dhënien e vizave të joimigracionit për tetë ditë dhe ngadalësoi shqyrtimin e aplikimeve për viza në të gjitha konsullatat, pasi Moska shkurtoi në korrik personelin diplomatik amerikan në Rusi nga 755 deri në 455 veta dhe konfiskoi dy ndërtesa të ShBA-së në Moskë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore