Tiranë: Promovohet libri i presidentit kinez Xi Jinping

2017-09-24 10:51:35 xinhua Komenti juaj Printoni

Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës, Grupi i Botimeve Ndërkombëtare i Kinës dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri organizuan të premten në Tiranë ceremoninë e provomimit të librit në gjuhën të presidentit të Kinës Xi Jiping: "Qeverisja e Kinës". Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti shqiptar Ilir Meta, zv.kryeministrja Senida Mesi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe mbi 200 personalitete nga qarqet e ndryshme të të dyja vendeve.

Në fjalimin e tij të rastit, presidenti Ilir Meta u shpreh se botimi në shqip i librit të presidentit Xi Jinping është një mundësi për të njohur dhe kuptuar më mirë Kinën e sotme, filozofinë dhe vizionin e lidershipit të saj, reformat e ndërmarra dhe ndryshimet e thella, ambiciet e saj ekonomike dhe hapjen ndaj investimeve të huaja, rolin e saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Kreu i shtetit theksoi njëkohësisht se bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar ndjeshëm vitet e fundit dhe ka hapësirë për zgjerim të mëtejshëm, sidomos në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe të mekanizmit "16+1".

Nga ana e tij, z. Zhang Fuhai, president i Grupit të Botimeve Ndërkombëtare të Kinës, tha se libri "Qeverisja e Kinës" mund të shërbejë si një dritare e rëndësishme për njohjen e Kinës së tanishme nga botën e jashtme dhe si një çelës për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të shumta lidhur me Kinën. "Jam i bindur që botimi në gjuhën shqipe i këtij libri do të hapë një faqe të re për zgjerimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve kino-shqiptare", tha z. Zhang. Ai gjithashtu i dhuroi presidentit Meta një kopje të librit.

Ndërsa ambasadorja kineze në Shqipëri, znj. Jiang Yu, tha se libri "Qeverisja e Kinës" mund të shtojë njohjen e Kinës nga populli shqiptar dhe mund të nxitë mirëkuptimin e ndërsjellë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin dypalësh.

Në librin "Qeverisja e Kinës" janë të përmbledhura 79 fjalime, biseda, udhëzime dhe mesazhe urimi të presidentit Xi Jinping që i përkasin periudhës nëntor 2012 -qershor 2014. Deri tani libri është botuar në 6.5 milionë kopje në 23 gjuhë të ndryshme në më shumë se 160 vende e rajone të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore