OBT-ja ngre parashikimin për rritjen e tregtisë botërore

2017-09-23 10:33:59 xinhua Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Tregtisë ngriti ditët e fundit parashikimin e vet për rritjen e tregtisë globale sivjet.

Një analizë e kësaj organizate tregon se këtë vit rritja e tregtisë botërore do të jetë 3.6 % , nga 2.4 % që ishte parashikimi i mëparshëm.

Sipas ekonomistëve të OBT-së, një shtim kaq i madh i rritjes është rezultat i rigjallërimit të tregtisë në Azi dhe forcimit të kërkesës së Amerikës së Veriut për importe.

Por OBT-ja paralajmëron njëkohësisht se rritja e sivjetshme nuk ka shumë mundësi të ruhet vitin e ardhshëm, kur shifra pritet të jetë 3.2%.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore