Anija kozmike kineze e mallrave nis misionin e fundit

2017-09-23 10:32:56 xinhua Komenti juaj Printoni

Anija kozmike kineze e mallrave "Tianzhou-1" po fillon misionin e saj përfundimtar.

Anija do të largohet nga orbita e saj dhe do të rihyjë në atmosferën e tokës, ku do të digjet.

Wang Zhaoyao nga Administrata Hapësinore e Kinës shprehet se "Tianzhou-1" ka qenë shumë efektiv gjatë misionit të vet 5-mujor:

"Ajo (anija) qenë një sukses i madh. Ka kryer një lidhje të shpejtë, si dhe ka ndihmuar në testimin e teknologjive kyçe për ndërtimin e stacioneve tona të ardhshme hapësinore. Po ashtu, kemi kryer një varg eksperimentesh, duke përfshirë eksperimentimin e gravitetit jonjutonian dhe testimin e një pajisjeje ngjeshëse me dridhje. Ne kemi pasur shumë arritje. "

"Tianzhou-1" u lëshua më 20 prill dhe përfundoi lidhjen e automatizuar me laboratorin hapësinor orbital "Tiangong-2" dy ditë më vonë.

Të dy anijet kozmike u furnizuan gjithashtu tre herë me karburant në orbitë gjatë pesë muajve të fundit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore