ShBA-K. e Jugut ritheksojnë zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të K. së Veriut

2017-09-23 10:27:21 xinhua Komenti juaj Printoni

Liderët e ShBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë ritheksuar vullnetin për të zgjidhur në mënyrë paqësore problemin bërthamor të Koresë së Veriut. Qëndrimi u bë i ditur në një përmbledhje të publikuar të premten nga Shtëpia e Bardhë të takimit të presidentit amerikan Donald Trump me homologun e tij jugkorean Mun Jae-in të enjten në Nju-Jork.

Sipas dokumentit, krerët e të dyja vendeve ritheksuan "objektivin e përbashkët për ta nxitur në mënyrë paqësore Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor në një mënyrë të plotë dhe të verifikueshme nga bashkësia ndërkombëtare". Ata janë të mendimit se, për të parandaluar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme kërcënuese nga Pheniani, janë të nevojshme "ushtrimi i sanksioneve dhe i trysnisë maksimale".

Ndërkohë, zëdhënësi i diplomacisë kineze Lu Kang u shpreh në një konferencë shtypi se gjendja e tanishme në Gadishullin Korean është shumë e ndërlikuar dhe serioze. Sipas tij, palët duhet të vetëpërmbahen e të tregojnë maturi për të zbutur tensionet, dhe jo të acarojnë njëra-tjetrën. Kina e kundërshton prodhimin e armëve bërthamore dhe zhvillimin e provave bërthamore nga Koreja e Veriut dhe ky qëndrim i hapur njihet shumë mirë nga Pheniani, tha zëdhënësi Lu Kang, duke shtuar se megjithatë Pekini kundërshton vënien e sanksioneve jashtë kornizës së Këshillit të Sigurimit.

Në gusht e shtator të këtij viti, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u miratuan rezolutat nr. 2371 dhe nr.2375 për sanksione shtesë ndaj Koresë së Veriut, përkatësisht për lëshimin e raketave balistike dhe provën bërthamore. (Zhang Yan)

    

Mrekulli
Lajmet Kryesore