Kryenegociatori i BE-së vlerëson fjalimin e Theresa May-it për "Brexit"-in

2017-09-23 09:55:06 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian Michel Barnier vlerësoi të premten "frymën konstruktive" të fjalimit të kryeministres britanike Theresa May në Itali.

"Fjalimi tregon një gatishmëri për të ecur përpara, pasi koha ka një rëndësi thelbësore", u shpreh Barnier në një deklaratë disa orë pas mbarimit të fjalimit të May-it në qytetin italian të Firences.

Fjalimi përbën paraqitjen më të hollësishme deri tani lidhur me periudhën pas largimit në mars 2019 të Britanisë nga BE-ja. Kryeministrja May propozoi një periudhë kalimtare dyvjeçare, që do të përfshinte pagesa me vlerë 20 miliardë euro. May u shpreh gjithashtu se Britania do të vazhdojë të bashkëpunojë me BE-në në fushat me përfitime për të dyja palët, si siguria e kërkimet shkencore.

Michel Barnier tha se BE-ja do ta merrte parasysh kërkesën e re të Londrës dhe do ta shqyrtonte atë sipas udhëzimeve të Këshillit Evropian lidhur me "Brexit"-in.

Mrekulli
Lajmet Kryesore