Kina: Negociatat janë 'rruga e vetme' për zgjidhjen e çështjes bërthamore koreane

2017-09-22 10:35:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ritheksoi rëndësinë e negociatave për të zgjidhur tensionin mbi çështjen bërthamore koreane.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përmendi një plan për çarmatimin bërthamor të arritur nga gjashtë palët 12 vjet më parë, duke përfshirë Kinën, ShBA-në, Rusinë, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

"Kanë kaluar dymbëdhjetë vjet. Disa mund të mendojnë se gjërat kanë ndryshuar në gadishull dhe deklarata e përbashkët është bërë e vjetër, por ne besojmë se duke ndjekur prirjen e përparimit të kohës, gjërat nuk mund të vjetërsohen. Nëse ka ndonjë ndryshim, tani është se çarmatimi bërthamor duhet më gjithëpërfshirës, më i plotë dhe i pakthyeshëm. Nuk duhet të ketë shtet të ri bërthamor, qoftë në veri apo në jug të gadishullit".

Ministri i jashtëm kinez i bëri gjithashtu thirrje ShBA-së që të zbatojë angazhimet e saj dhe të punojë për lehtësimin e tensioneve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore