Kim Jong-un reagon ndaj deklaratave të Trumpit

2017-09-22 10:28:45 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut reagoi ndaj deklaratave të bëra nga presidenti amerikan Trump në OKB se do ta shkatërrojë krejtësisht vendin.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut citon në një deklaratë Kim Jong-un-in të thotë se vendi do të ndërmarrë masa për t'iu kundërpërgjigjur.

Kim thotë se presidenti amerikan Trump ka fyer atë dhe vendin e tij para të gjitha vendeve të botës, ndaj ai po mendon të reagojë ashpër.

Presidenti amerikan Trump në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kritikoi Korenë e Veriut, duke deklaruar se armët bërthamore dhe raketat balistike të Penianit përbëjnë kërcënim për mbarë botën.

"Nëse ShBA-ja detyrohet të mbrojë veten ose aleatët e saj, atëherë opsioni i vetëm do të ishte shkatërrimi i plotë i Koresë së Veriut," tha Trump. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore