OBT-ja rrit parashikimin e rritjes së tregtisë globale

2017-09-22 10:21:34 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Tregtisë ka ngritur parashikimin e rritjes së tregtisë globale nga 2.4 për qind në 3.6 për qind të enjten, duke marrë para sysh ndikimin e rritjes së madhe të ekonomisë së Kinës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe zhvillimin e tregtisë së importit e të eksportit.

Organizata u shpreh se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për shkak të rritjes së madhe të ekonomisë së disa vendeve të mëdha tregtare e sidomos të Kinës, tregtia globale është rritur me 4.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tregtia e rajonit aziatik ka shënuar rritjen më të lartë. Organizata Botërore e Tregtisë vuri në dukje se mjedisi monetar i rajonit aziatik është përmirësuar dhe tani paraqitet i qëndrueshëm. Kjo ka shtuar dhe besimin e ndërmarrjeve dhe të konsumatorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo, paralajmëroi se pavarësisht lajmit të mirëpritur për përmirësimin e tregtisë, mbeten aktive rreziqe që mund të minojë rimëkëmbjen ekonomike e tregtare të botës.

Organizata Botërore e Tregtisë parashikoi në të njëjtën kohë se nga ndikimi i disa faktorëve, siç është ngushtimi i politikave monetare të ekonomive të zhvilluara, në vitin 2018 rritja e tregtisë globale do të ulet deri afro 3.2 për qind. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore