Kompania Geely e Kinës fillon prodhimin e përbashkët në Bjellorusi

2017-09-22 09:32:35 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi kinez i makinave Geely do të fillojë prodhimin e përbashkët me kompaninë bjelloruse Belaz, një nga prodhuesit më të mëdhenj të kamionëve në botë.

Projekti bashkëpunues BelGee synon të prodhojë makina për rreth 190 milionë klientë në rajonin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.

Kapaciteti prodhues i fabrikës BelGee, me vlerë prej 300 milionë dollarë amerikanë, parashikon për fazën e parë 60 mijë njësi, ndërsa në fazën e dytë do të dyfishohet.

Aktualisht, grupi i parë i makinave të reja Geely Atlas kanë dalë nga linja e prodhimit e fabrikës dhe tani janë gati të kalojnë nëpër fazën e testimit.

Ndërkohë, Geely ka ndihmuar gjithashtu Akademinë e Shkencave të Bjellorusisë për të prodhuar makinën e parë elektrike në vend.

Vladimiri, një inxhinier i akademisë shpjegoi të dhënat e automjetit.

"Kjo makinë ka një motor elektrik me tërheqjeje që përcakton të gjitha karakteristikat e tij dinamike dhe të shpejtësisë, ka rreth 90 kuaj fuqi, por për këtë lloj automjeti nuk është e rëndësishme se sa fuqi ka, por sa mund të tërheqë".

Aktualisht në uzinën BelGee punojnë 700 veta, ndërsa numri i punëtorëve do të arrijë në 1500 deri në vitin 2019. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore