Kinë, reaktori bërthamor do të nisë përdorimin tregtar më 2018-n

2017-09-22 19:28:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ndërtoi me sukses një reaktor të temperaturës së lartë me ftohje gazi në provincën Shandong të Kinës Lindore, që do të nisë përdorimin tregtar në prill të vitit 2018. Kjo u bë e ditur nga Grupi Bërthamor i Kinës E&C në raportin e tij në Konferencën e Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) këtë javë në Vjenë.

Reaktorët e tillë konsiderohen si brez i 4-t me përmirësim të sigurisë dhe efektivitetit.

Në raport shënohet se Kina planifikon të vërë në funksion 110 reaktorë bërthamorë në vend para vitit 2030, duke u bërë një lidere botërore në këtë fushë.

Kina ka ndërtuar ose po ndërton 10 reaktorë bërthamorë edhe në vende të tjera, si Argjentinë dhe Rumani qysh nga viti 2013, kur reaktori i parë bërthamor i prodhuar nga vetë Kina u eksportua në Pakistan. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore