Kina rithekson përkrahjen ndaj veprimeve paqeruajtëse të OKB-së

2017-09-21 16:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi të mërkurën debatin e hapur të nivelit të lartë për reformën e misioneve paqeruajtëse. Në të morën pjesë udhëheqës shtetërorë, qeveritarë e përfaqësues të lartë të pranishëm në debatin e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në selinë e përgjithshme në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi paraqiti në debat propozimet për reformën duke ritheksuar përkrahjen ndaj misioneve paqeruajtëse.

Para fillimit të debatit, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit miratuan njëzëri rezolutën Nr.2378 për veprimet paqeruajtëse të OKB-së. Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i falënderoi së pari paqeruajtësit për kontributin e tyre dhe u shpreh se çdo ditë, paqeruajtësit në rajone të ndryshme të botës po bëjnë përpjekje për vendosjen e paqes së përhershme.

"Faktet kanë vërtetuar se veprimet paqeruajtëse janë të efektshme, por duhet të zhvillohet reforma dhe të zbatohen seriozisht një sërë masash konkrete që të veprimtaritë paqeruajtëse për të kenë efekt më të madh," theksoi Guterres.

Në fjalimin e mbajtur në debat, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se Kina mirëpret miratimin njerëzi nga Këshilli i Sigurimit të rezolutës Nr. 2378. Wang, tha se misionet e tanishme paqeruajtëse të OKB-së ndeshen me shumë sfida të reja, ndërsa shoti se Kina përkrah zhvillimin e një reforme të arsyeshme për to.

Sipas ministrit Wang Yi, vitet e fundit, përpjekjet e disa vendeve afrikane për mbrojtjen e paqes e sigurisë shtetërore janë ndeshur me sfida dhe bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar e veçanërisht OKB-ja duhet të forcojnë në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin me Bashkimin Afrikan në fushën paqeruajtëse duke i dhënë këtij të fundit, ndihmë të efektshme.

Wang Yi theksoi se Kina përkrah me vendosmëri veprimet paqeruajtëse të OKB-së.

"Kina është jo vetëm vendi i rëndësishëm që dërgon forca paqeruajtëse, por edhe vendi i dytë më i madh që financon veprimtaritë paqeruajtëse," shtoi ministri.

Deri tani, Kina ka dërguar rreth 35 mijë ushtarë e 2700 policë në misionet e ndryshme paqeruajtëse. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore