Abbas i bën thirrje Izraelit t'i japë fund "aparteidit"

2017-09-21 10:42:43 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i autoriteteve të Palestinës Mahmoud Abbas i bëri thirrje Izraelit të ndalojë "aparteidin".

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Abbas u shpreh se rifillimi i bisedimeve paqësore i drejtuar nga ShBA-ja, duhet të zhvillohet buke pasur parasysh zgjidhjen e formimit të dy shteteve.

Abbas tha se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndihmojë Palestinën ashtu siç ndihmoi Afrikën e Jugut.

Ai u shpreh se ndërtimi i vendbanimeve të reja hebraike e dëmton realizimin e formimit të dy shteteve.

OKB-ja e ka deklaruar shpesh herë se ndërtimi i vendbanimeve të reja hebraike shkel ligjin ndërkombëtar dhe i ka bërë thirrje palës izraelite të ndalojë ndërtimet në territoret e pushtuara palestineze. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore