Konflikti në Ukrainë, grupi i kontaktit bën thirrje për zbatimin e armëpushimit

2017-09-21 10:42:02 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i kontaktit për Ukrainën (Ukraina, OSBE-aj dhe Rusia) do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të siguruar respektimin e mekanizmit të armëpushimit, tha të mërkurën i dërguari i posaçëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europës, Martin Sajdik.

Pas takimit në Minsk të Bjellorusisë, Sajdik tha se numri i shkeljeve të marrëveshjes së armëpushimit në rajonin lindor të Ukrainës ka rënë disi.

Sipas të dhënave të Misionit të Posaçëm të OSBE-së, gjatë vitit të kaluar, 442 veta humbën jetën ose u plagosën në rajonin lindor të Ukrainës. Deri më 17 shtator të këtij viti numri i viktimave të konfliktit dhe i të plagosurve arriti në 383.

Sajdik e quajti të papranueshme këtë gjendje. Ai u tha mediave se në takimin e fundit nuk është diskutuar mbi vendosjen e misioneve paqeruajtëse të OKB-së në pjesën lindore të Ukrainës. Raundi tjetër i bisedimeve i grupit të kontaktit do të zhvillohet më 4 tetor. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore