Kina forcon goditjen ndaj mallrave të falsifikuar

2017-09-21 10:12:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shtuar përpjekjet e saj për ndalimin e mallrave të falsifikuar, pas rritjes së ankesave mbi shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Çështja e fundit që ka përfunduar në gjykatat kineze lidhet me markën New Boom, e cila pavarësisht regjistrimit të ligjshëm në Kinë, do të duhet t'i paguajë kompanisë New Balance 1.5 milionë dollarë për shkak të kopjimit të logos së kompanisë amerikane.

Platformat elektronike në Kinë janë kritikuar gjerësisht si tregtare të mallrave të falsifikuar.

Pas forcimit të rregullave nga qeveria, platforma e më madhe elektronike, Taobao.com, ka hequr afro 1 miliard produkte të falsifikuara.

Cheng Li, një anëtar i ekipit që punon për zbulimin e mallrave të falsifikuar në grupin Alibaba, analizon shkakun e falsifikimit në Kinë.

"Kina në fakt është një fabrikë botërore. Shumë kompani prodhimi kanë pasur porosit të shumta nga jashtë. Kur ekonomia globale u ngadalësua, shumë prodhues u përballën me rënien e porosive. Të drejtën, ata duan të mbijetojnë dhe për këtë i kanë edhe mjetet e duhur. Në masat ndëshkuese penale ose administrative nuk janë të ashpra, ata do ta fillojnë sërish biznesin e tyre," thotë Cheng Li. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore