Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi takohet me homologun e Koresë së Jugut

2017-09-21 10:05:37 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të mërkurën me homologen e Koresë së Jugut Kyung-wha Kang, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Wang Yi tha se Kina e kupton nevojën e Koresë së Jugut për mbrojtjen e vendit, por Pekini e kundërshton dislokimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat "THAAD", i cili e tejkalon fushën e mbrojtjes kombëtare të Koresë së Jugut dhe dëmton direkt interesat strategjike të sigurisë së Kinës.

"E nxit Korenë e Jugut ta trajtojë drejt shqetësimin e arsyeshëm të Kinës dhe ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt," tha Wang.

Ministrja jugkoreane Kyung-wha Kang tha se gjatë këtyre 25 viteve që nga vendosja e marrëdhënie diplomatike, lidhjet midis të dy vendeve kanë shënuar arritje të mëdha dhe gjithashtu disa konflikte.

Koreja e Jugut do të forcojë kontaktet me Kinën dhe do të përpiqet të gjejë një mënyrë të përshtatshme për çështjen e sistemit "THAAD", duke nxitur normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sa i përket çështjes bërthamore të Gadishullit Korean, Wang Yi tha se Kina do të vazhdojë të zbatojë rezolutat e Këshillit të OKB-së, të cilat përfshijnë sanksione, por edhe bisedime paqësore.

Wang i bëri thirrje Koresë së Jugut të konsideronte nismën e Kinës të "dy ndalimeve", për të lehtësuar gjendjen e tanishme, ndërsa shtoi se çarmatimi bërthamor është qëllimi i përfundimtar i Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore