OKB, Guterres shpalos reformën e misioneve paqeruajtëse

2017-09-21 10:04:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për përcaktimin e përparësive për reformën e operacioneve paqeruajtëse të organizatës.

Duke ju drejtuar një takimi të Këshillit të Sigurimit mbi reformën e veprimtarisë paqeruajtëse, shefi i OKB-së tha se ka propozuar një nismë prej katër pikash.

"Operacionet e paqes duhet të zhvillohen në mbështetje të përpjekjeve aktive diplomatike dhe jo si zëvendësim i tyre," tha ai.

Guterres shtoi se propozimet e tij për arkitekturën e Sekretariatit të paqes dhe sigurisë "duhet të forcojnë lidhjen midis strategjive politike dhe operacioneve në terren, duke pasur si shtyllë kryesore zhvillimi, të drejtat e njeriut." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore