Trenat e shpejtësisë së lartë Fuxing arrijnë shpejtësinë 350 km/h

2017-09-21 09:56:42 CRI Komenti juaj Printoni

Shpejtësia e trenave plumb të gjeneratës së re të Kinës do të rritet ndjeshëm nga sot.

Trenat e Fuxing, që udhëtojnë midis Pekinit dhe Shangait, do të lëvizin tani me shpejtësi prej 350 km/h, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy qyteteve.

Punonjësve të hekurudhave u janë bërë trajnime përpara rritjes së shpejtësisë.

 

Zhao Guang, nga departamenti trajnimit të personalit pranë Byrosë Hekurudhore të Pekinit thotë se trajnimi ka shkuar mirë.

"Hartuam disa materiale trajnuese për të shkurtuar kohën e reagimit ndaj emergjencave, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të rritur sigurinë. Ne kemi provime të papritura këtë muaj për të kontrolluar rezultatet e trajnimit dhe gjithë stafi ynë i ka kaluar ato".

Mbi 700 veta janë trajnuar nëpërmjet internetit dhe kanë kryer prova në terren që nga fillimi i vitit.

Rritja e shpejtësisë vjen pasi Kina po pret një lëvizje masive të popullatës në prag të Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës në fillim të tetorit.

Mbi 700 milionë udhëtime pritet të bëhen nga 1 deri 8 tetori. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore