Piktori shqiptar Helidon Haliti çel ekspozitën në Shantou të Kinës

2017-09-20 17:13:36 CRI Komenti juaj Printoni
Punimet e mjeshtrit shqiptar të akuarelit, piktorit Helidon Haliti, janë duke u ekspozuar në Shantou të Kinës. Ekspozita e përbashkët me një prej akuarelistëve më të famshëm kinezë, Xiaocheng Li, është çelur pranë Muzeut të Shantou-t, një nga më të famshmit në Kinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor.

Në ceremoninë e hapjes, piktori Helidon Haliti shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe theksoi se akuareli është një gjuhë ndërkombëtare.

"Unë vizitova qytetin bukur të Shanto-t ku kam takuar artistë të mëdhenj dhe shokë të mirë. Preka nga afër një kulturë të madhe. Shpresoj që kjo ekspozitë mund t'i shtojë ngjyra marrëdhënies kulturore dhe shkëmbimit midis dy shteteve. Ndihem shumë i emocionuar. Faleminderit Zhou Tianya dhe Li Xiaocheng për këtë ekspozitë të mrekullueshme. Arti i akuarelit është një gjuhë ndërkombëtare. Faleminderit për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të jeni së shpejti edhe në Shqipëri", tha Haliti në ceremonisë së hapjes.

Artisti shqiptar ka ekspozuar punët e tij së bashku me mjeshtrin kinez të akuarelit Li Xiaocheng, i cili është dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve të Kinës, zëvendësdrejtor i Këshillit Artistik të Akuarelit të provincës Guangdong dhe dekan i Akademisë së Akuarelit në qytetit Chaoshan.

Kjo ekspozitë pas Kinës do të riorganizohet në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar nga 20 deri 25 tetor 2017.

Ekspozita do të përgatitet nga mjeshtri i madh i akuarelit, Zhou Tainya, i cili është gjithashtu botues librash dhe organizator i shumë veprimtarive ndërkombëtare në Kinë, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit të Shenzhen-it dhe Sallonin Ndërkombëtar të Akuarelit të Qingdao-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore